Gjermania po paralajmëron më të keqen

Gjermania po paralajmëron më të keqen

07:56, 16/11/2020

Gjermania mund të përballet edhe katër muaj të tjerë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi dje ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier duke zbehur shpresat për një fund të shpejtë të kufizimeve të vendosura që prej dy javësh.

“Numri i kontaminimeve është ende shumë i lartë, edhe më i lartë se dy javë më parë”, deklaroi Peter Altmaier për të përjavshmen “Bild am Sonntag”, para një takimi të qeverisë, për të vlerësuar progresin e masave kufizuese.

“Ne do të duhet të jetojmë me masa të konsiderueshme paraprake dhe kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

“Shumë njerëz tani shpresojnë që të lirohen nga kufizimet, për rihapjen e restoranteve dhe kinemave. Por për shkak të niveleve të infeksionit që janë ende shumë të larta, ne kemi pak hapësirë ??për manovrim”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco