VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët xhamia 350-vjeçare në Stamboll

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët xhamia 350-vjeçare në Stamboll

19:11, 15/11/2020

Ditën e sotme, xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar e gjitha.

Xhamia Vanikoy ndodhet në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.

Në një deklaratë pas ngjarjes, Guvernatori i Stambollit tha se zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 pasdite.

Kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për të shuar zjarrin nuk patën sukses.

Zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyllin prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj.

Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi.

Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte ndërtuar kryesisht me dru.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit  ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco