Rekord në Greqi, 1698 infektime dhe 71 viktima nga koronavirusi

Rekord në Greqi, 1698 infektime dhe 71 viktima nga koronavirusi

17:19, 15/11/2020

Greqia ka raportuar një numër jashtëzakonisht të lartë me infektime të reja dhe viktima nga koronavirusi  në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi janë raportuar 1698 raste të reja me infektime dhe numri i viktimave është rritur frikshëm duke u shënuar 71 viktima.

392 persona  po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 64 vjeç dhe 121 (30.9%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 78.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Ndërsa 367 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi sipas shifrave të raportuar nga autoritete greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco