Vuan nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e kreut të Kishës Ortodokse në Serbi, ka probleme me zemrën

Vuan nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e kreut të Kishës Ortodokse në Serbi, ka probleme me zemrën

16:50, 15/11/2020

Kreu i Kishës Ortodoske në Serbi, Patriarku Irinej ka shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore në spitalin ku është shtruar.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se këtë mëngjes kishte shenja të përkeqësimit të dështimit të zemrës së Patriarkut Irinej.

Pas masave të aplikuara të trajtimit, gjendja e tij po stabilizohet.

Këshilli i mjekëve specialistë monitoron vazhdimisht gjendjen shëndetësore të

Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Z. Irinej, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Më 5 nëntor Patriarku Irinej doli pozitiv me COVID-19 pas një testimi rutinor, por duket se virusi ka ndikuar për keq në shëndetin e 90-vjeçarit.

Po ashtu një mesazh pas lajmit ka përcjellë dhe vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke i shprehur se gjithë kombi është me të dhe pret që ta mposhtë virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco