Erdogan: Nuk do të ketë paqe në rajon pa u respektuar të drejtat e Qipros turke dhe Turqisë

Erdogan: Nuk do të ketë paqe në rajon pa u respektuar të drejtat e Qipros turke dhe Turqisë

16:18, 15/11/2020

Presidenti turk Erdogan ka zhvilluar një vizitë zyrtarë në Qipron turke që drejtohet nga mbështetësi i politikave të tij.

Në 37 vjetorin e marrëveshjes së paqes dhe përfundimit të konfliktit Erdogan u shpreh se  “Një zgjidhje me dy shtete duhet të negociohet në bazë të barazisë sovrane. Kjo është ajo që qipriotët turq treguan duke dashur zgjedhjen e tatarit në zgjedhjet e fundit. Ne nuk i durojmë më lojërat e diplomacisë "

“Ekziston vetëm një viktimë në problemin e Qipros dhe janë Qipriotët Turq që kanë qenë anash për vite me radhë, me Qipriotë grek që uzurpuan të drejtat e tyre. Tani në Varosia do të fillojë një epokë e re që do të përfitojë të gjithë ."

Ndër të tjera Erdogan risolli në vëmendje edhe konfliktin në detin Mesdhe që po zhvillohet me Greqinë për vijën bregdetare dhe zonën eksluzive ekonomike dhe duke kërkuar një marrëveshje të re mbi ndarjen e këtyre të drejtave.

“Në Mesdheun Lindor nuk mund të prodhojë paqe dhe stabilitet asnjë ekuacion ku nuk përfshihen vendi ynë dhe Republika Turke e Qipros Veriore.

 Do të vazhdojmë aktivitetet tona të shpimit dhe kërkimeve sizmike në Mesdheun Lindor deri kur të sigurohet një marrëveshje e drejtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco