Situatë alarmante në Serbi: Rreth 3 mijë e 500 raste të reja dhe 20 viktima nga koronavirusi

Situatë alarmante në Serbi: Rreth 3 mijë e 500 raste të reja dhe 20 viktima nga koronavirusi

15:43, 15/11/2020

Serbia është duke u përballur me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus dhe viktimave.

Nga 11 mijë e 527 testime sa janë bërë gjithsej në tërë territorin e Serbisë, 3 mijë e 482 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. 

Autoritetet serbe po ashtu bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit në tërë territorin e Serbisë janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi, përderisa 164 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë nëpër spitale.

Po ashtu mediet serbe raportojnë se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 1 mijë e 9.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco