Donald Trump bën deklaratën e papritur: Po Biden fitoi por fitoi duke....

Donald Trump bën deklaratën e papritur: Po Biden fitoi por fitoi duke....

15:09, 15/11/2020

Donald Trump presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas rezultateve të publikuar deri tani nga mediat amerikane ka pranuar për herë të parë se ka humbur zgjedhjet ndaj rivalit demokrat Joe Biden sepse ato u manipuluan.

“ Ai fitoi zgjedhjet sepse ato u manipuluan. Nuk u lejua asnjë vëzhgues i votave të vrojtonte ndërsa votat u paraqiteshin në tabelën elektronike nga një kompani private Radikale e Majtë, Dominion, me një reputacion të keq.”

"Të gjitha" gabimet "mekanike që ndodhën natën e zgjedhjeve ishin me të vërtetë ata që u kapën duke u përpjekur të vidhnin votat. Ata patën shumë sukses, megjithatë, pa u kapur.”

Të Premten, një koalicion i zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe industrisë i përshkroi zgjedhjet si "më të sigurtat në historinë Amerikane" dhe tha se nuk kishte "asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ndryshoi votat ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar".

Pritet një numërim I votimeve në Gjeorgji pasi diferenca mes dy kandidatëve ishte shumë e vogël, ndërsa një natë më parë në rrugët e Washington kishte protesta dhe përplasje mes dy grupeve që mbështesnin kandidatët Biden dhe Trump në zgjedhjet presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco