Përgatitën atentat ndaj kryeministrit të Armenisë, autoritete ndërhyjnë në kohë

Përgatitën atentat ndaj kryeministrit të Armenisë, autoritete ndërhyjnë në kohë

11:05, 15/11/2020

Autoritetet në Armeni bëjnë me dije se kanë mundur të shmangin një atentat që kishin si shënjestër vrasjen e kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.

Burime nga Shërbimet Kombëtare të Sigurisë tregojnë se atentati ndaj kreut të qeverisë do të kryhej nga një grup ish zyrtarësh, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë është arrestuar.

Shërbimi i Sigurimit Kombëtar (NSS) i vendit ka njoftuar se janë arrestuar  Artur Vanetsyan, ish-kreu i fraksionit parlamentar të Partisë Republikane Vahram Bagdasaryan dhe vullnetari i luftës Ashot Minasyan.

Ende nuk ka të dhënat për motivet e atentatit ndaj Pashinyan, por mendohet se marrëveshja e arritur me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabak ka shkaktuar shumë zemërim mes banorëve.

Vendimi për armëpushim, nuk është pritur mirë në Armeni, ku një turmë demonstruesish morën kontrollin e Parlamentit armen dhe sulmuan kryetarin e Parlamentit, Ararat Mirzoyan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco