Trashëgimtarja e ‘Guinness’ humb jetën tragjikisht në pishinën e shtëpisë

Trashëgimtarja e ‘Guinness’ humb jetën tragjikisht në pishinën e shtëpisë

18:14, 14/11/2020

Trashëgimtarja e familjes që prodhon birrën “Guinness”, Honor Uloth ka është gjetur pa ndjenja pas një aksidenti të frikshëm në shtëpinë 4 milionë euro të familjes së saj.

Vajza 19-vjeçare e Rupert Uloth dhe Lady Louisa Jane Guinness, u gjet pa ndjenja në fund të pishinës gjatë një feste familjare kësaj vere.

Vdekja e Uloth u përkufizua si ‘aksident’ nga mjekët ligjorë.

Në dokumente tregohej sesi Uloth, e cila studionte histori arti në universitetin Oxford Brookes, u gjet në pishinë nga vëllai i saj 15-vjeçar Rufus, i cili u zhyt për ta ndihmuar.

Ajo kishte pësuar dëmtime në tru dhe një shpatull të thyer, teksa u shpall e vdekur në spital gjashtë ditë më vonë.
Pasuria aktuale e familjes së vjetër të distilimit të pijeve Guinness, llogaritet mbi 1 miliardë euro.

Më 31 korrik, katër familje ishin mbledhur në kopshtin e vilës me pamje nga porti i Chichester, në Sussex të Anglisë.

Në kopshtin e ‘barbeque-s’ ishin të shpërndara enë akulli me shishe vere, si dhe birrë dhe pije jo-alkoolike. Ambjentet rrethuese përshinin vatrën e zjarrit, një fushe tenisi, një pishinë të madhe dhe një vaskë banje të nxehtë ngjitur me të.

Zonjusha Uloth nuk kishte konsumuar alkool dhe po bënte banjë të nxehtë me dy shoqe të saj, kur rreth orës 23.00 vendosi të notonte në pishinë.

Mjeku ligjor Geoff Charnock tha: “Në total ishin 19 njerëz prezentë në festë, nga katër familje. Gjatë mbrëmjes kishte muzikë dhe të gjithë po shijonin motin e ngrohtë. Zy zonjusha të reja ishin në banjën e nxehtë dhe nuk e panë se ku shkoi Honor. Pak më vonë vëllai i saj e kishte parë atë në fund të pishinës. Ai dha alarmin dhe njerëzit tentuan ta shpëtonin. Viktimës iu bë frymëmarrje artificiale dhe një ambulancë u thirr”.

Uloth ishte më e madhja e tre fëmijëve të zotit Uloth, 56 vjeç, biri i Benjamin Guinness – themeluesit të distilerisë në 1986 dhe drejtues i saj deri në vdekjen e tij në 1992./Burimi The Sun/ K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco