Kritikoi presidentin për blerjen e avionit, Luis Alberto kërkon falje

Kritikoi presidentin për blerjen e avionit, Luis Alberto kërkon falje

15:47, 14/11/2020

Fjalët e Luis Alberto-s shkaktuan shumë polemika. Dje, spanjolli kritikoi hapur vendimin e presidentit të Lazio-s, Claudio Lotito për të blerë një aeroplan me ngjyrat bardhekaltër. Ishte një Boeing 737 që duhet t’i ketë kushtuar shtrenjtë skuadrës italiane. Ekipi i parë do ta përdorë aeroplanin për të udhëtuar  në ndeshjet në transfertë në Itali si dhe në kupat evropiane, në vend përdorë aeroplanët e një kompanie private.

Kam dëgjuar në lidhje me avionin. Gjithsesi ai mund të na paguante ne. Ata blejnë gjëra dhe nuk na paguajnë”, ishte deklarata e Albertos që shqetësojë jo pak tifozët dhe drejtuesit e klubit bardhekaltër, duke e detyruar lojtarin të kërkojë falje përmes një mesazhi në Instagram.

“ E kuptoj që nuk ishte momenti për ta thënë, por unë them  gjithmonë atë që mendoj. Nuk ka të bëjë me paratë, e di që është një kohë e vështirë për të gjithë. Ne mendojmë për të luajtur futboll, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, por kur them diçka, nuk po e them vetëm për veten time, por për të gjithë. Unë dua që Lazio të punojë për të mirën e të gjithëve në klub, veçanërisht për dikë që është në vonesë (pagesa). Unë jam i pari që kam marrë përgjegjësi, kam bërë një gabim. Për sa kohë që jam te Lazio do të jap më të mirën time si gjithmonë. Për Lazio-n, unë  kam luajtur i dëmtuar dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka ”, tha Luis Alberto.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco