VIDEO/ Donald Trump për pak e pranon humbjen në zgjedhje

VIDEO/ Donald Trump për pak e pranon humbjen në zgjedhje

11:02, 14/11/2020

Telenovela amerikane e zgjedhjeve po mban botën pezull. Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen, edhe pse hapësira e tij e manovrimit po ngushtohet çdo ditë.

Të premten ai mbajti një fjalim, ku për pak e pranoi humbjen, shkruan Daily Mail.

Teksa po fliste për izolimin e mundshëm nga frika e koronavirusit, ai tha se nuk dihet se kush do jetë në drejtim.

“Ne nuk do të shkojmë në izolim. Unë nuk do të shkoj, kjo administratë nuk do të shkojë në izolim,” tha ai.

“Shpresojmë se, ëh, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kushedi cila administratë do jetë në detyrë. Koha do e tregojë,” tha ai.

Reagimi i tij erdhi pasi këshilltari i Joe Biden për koronavirusin tha se ekziston mundësia e një izolimi prej 4 ose 6 javë për të shmangur ferrin e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco