VIDEO/ Merren peng disa persona në Kanada nga njerëz të armatosur, policia rrethon godinën

VIDEO/ Merren peng disa persona në Kanada nga njerëz të armatosur, policia rrethon godinën

21:41, 13/11/2020

Në një zyrë të kompanisë së lojrave të fatit në Montreal, dhjetra njerëz thuhet se janë marrë peng nga persona të armatosur.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Saint-Laurent dhe autoritetet kanadeze raportojnë se personat e marrë peng janë punonjës të ndërmarrjes Ubisoft.

Në imazhet e shpërndara në twitter, shihet numri i lartë i oficerëve të policisë që po marrin pjesë në operacion, teksa disa nga personat e marrë peng janë fshehur në çatinë e ndërtesës.

Të tjerët thuhet se gjenden në sallat e konferencave.  Ende nuk dihet se pse po ndodh kjo pengmarrje dhe se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco