Trump: Do dal në tubim! Policia: Mos merrni armë me vete

Trump: Do dal në tubim! Policia: Mos merrni armë me vete

20:08, 13/11/2020

BBC

Një tubim pro-Trump është planifikuar që të mbahet këtë fundjavë në Uashington, duke shtuar frikën e dhunës në rrugë.

'Djemtë Krenarë', një grup i të djathtës ekstreme, të cilin Trump refuzoi që ta dënojë gjatë debatit të parë dhe që ka një reputacion për luftë në rrugë ndaj kundërshtarëve- po planifikon të zhvillojë protestën, pavarësisht se nuk kanë marrë leje nga autoritetet lokale.

Policia në Uashington ka paralajmëruar pjesëmarrësit që të mos marrin armë në protestë, ose rrezikojnë të arrestohen.

Tubimi do bazohet te këto parulla: “Marshimi milionësh MAGA”, “Ndaloni vjedhjen” dhe “Marshimi për Trump”.

Tani Donald Trump ka sinjalizuar mbështetje për protestën- madje ka lënë të kuptohet se mund të dalë edhe vetë mes tyre.

“Më ngroh zemrën kur shoh mbështetjen e jashtëzakonshme atje, veçanërisht në mitingjet që po lulëzojnë në mbarë vendin, duke përfshirë edhe atë të shtunës në Uashington,” shkruan ai në Twitter.

“Unë madje mund të ndalem dhe t’i përshëndes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco