‘Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një mandat të dytë të Trump’

‘Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një mandat të dytë të Trump’

19:30, 13/11/2020

Këshilltari i presidentit republikan Peter Navarro, tha se Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mandatin e dytë të Donald Trump në detyrë.

“Ne vazhdojmë të punojmë në Shtëpinë e Bardhë, duke besuar se Trump do të ketë një mandat të dytë” i tha Fox Business, Peter Navarro, një nga këshilltarët e presidentit në largim.

“Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të ketë një hetim për fletët e votimit” shtoi ai duke besuar te deklaratat e presidentit për manipulim të votave. Trump nuk e ka pranuar humbjen. Ditët e fundit ai është shfaqur pak në publik ndërsa ka nisur betejën gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco