Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vijon të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërsa në disa shtete është vendosur të rinumërohen votat.
Në postimin e radhës në mediat sociale, Trump i quan këto zgjedhje edhe një herë të manipuluara.
Postimi i plotë i Donald Trump:
“Për vite, demokratët kanë predikuar se sa të pasigurta dhe të manipuluara kanë qenë zgjedhjet tona. Tani ata janë duke thënë se çfarë pune të mrekullueshme bëri Administrata Trump në bërjen e zgjedhjeve më të sigurta ndonjëherë në vitin 2020. Në fakt, kjo është e vërtetë, përveç asaj që bënë demokratët. Zgjedhje të manipuluara!”
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, presidenti Trump numëron 217 vot elektrorale, kurse Joe Biden numëron 290 të tilla.
For years the Dems have been preaching how unsafe and rigged our elections have been. Now they are saying what a wonderful job the Trump Administration did in making 2020 the most secure election ever. Actually this is true, except for what the Democrats did. Rigged Election!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 13, 2020
© SYRI.net