Ku Klus Klani e vrau studentin etiopian, por i biri  gjeti një ëngjëll që e mbrojti Avokati James McElroy duke pozuar më 11 nëntor 2020

Ku Klus Klani e vrau studentin etiopian, por i biri gjeti një ëngjëll që e mbrojti

14:48, 13/11/2020

San Diego -  Avokati nga Kalifornia i cili për vite me radhë u përpoq që  supremacisti i bardhë Tom Metzger të paguante për  rolin që luajti në vrasjen e një burri etiopian që studionte në SHBA, nuk fitoi para nga ajo çështje e madhe , por ai përfundoi me diçka të paçmuar: Me djalë.

Avokati James McElroy u bë i afërt me familjen e viktimës dhe përfundimisht e adoptoi djalin e viktimës, i cili ishte 7 vjeç në kohën e vrasjes së babait dhe kur u rrit u bë pilot i një linje ajrore.

Avokati McElroy e quan lidhjen me djalin e tij si "pagesa  më e mirë që kishte marrë ndonjëherë nga një çështje".

Avokati ka qënë shumë i heshtur për këtë birësimin, por ai  u ndie shumë mirë kur foli publikisht pasi  i pandehuri Metzger vdiq javën e kaluar në Kaliforni në moshën 82 vjeçare.

Avokati 69 vjeçar punoi me Qendrën e Ligjit për Varfërinë për të marrë një çmim prej 12.5 milionë dollarë kundër Metzeger, dikur një udhëheqës i Ku Klux Klan, i lidhur me vrasjen në vitin 1988 të studentit Mulugeta Seraë,  28-vjeç, me një shkop bejsbolli në kokë, në Portland, Oregon.

Tre anëtarë të grupit të kokërruarëve “East Side Ëhite Pride” u dënuan me burg të gjatë. Njëri nga ata kishte folur me supremacistin Metzger para sulmit.

Vendimi kundër Metzger erdhi pas një gjyqi në vitin 1990, gjatë të cilit u dëgjua një regjistrim ku Metzger lavdëronte vrasësit për kryerjen e asaj që ai e quajti "detyrën e tyre qytetare".

Image

Në foto: 12 maj 1977, ish-lideri i Ku Klus Klanit, supremacisti i bardhëTom Metzger in San Diego.

Supremacisti Metzger jetonte në San Diego County, ku McElroy ishte një avokat i të drejtave civile. Avokati doli vullnetarisht për të marrë nga i dënuari dhe për t'ia dorëzuar paratë, familjes së të vrarit.

Ai fluturoi në Etiopi për të takuar familjen e viktimës Seraë dhe i hyri në zemër, djali i tij që ishte 7 vjeç kur babai i vdiq. E ëma punonte për një kompani autobusësh, ku merrte rreth 20 dollarë në muaj.

Avokati kërkoi leje për ta sjellë djalin në San Diego për pushime gjatë një vere.

"Unë e kisha një djalë dhe ata thjesht u lidhën bashkë," tha avokati McElroy. "Atë e mësuan se si të bënte sërf dhe të ishte një fëmijë tipik i Kalifornisë së Jugut."

Ai e futi djalin në një shkollë private në Etiopi. Po pastaj kërkoi të birësonte djalin dhe nëna pranoi, mirënjohëse për mundësitë që djali i saj do të kishte në Shtetet e Bashkuara.

"Ne vërtet u lidhëm dhe unë doja që ai të qëndronte," tha avokati. Ai me nënën e fëmijës komunikojnë në internet dhe janë "miq të dashur".

Djali u diplomua nga Shkolla e Mesme Torrey Pines në San Diego dhe Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara. Tani në mes të të 30-ve, ai është i martuar dhe është pilot për një kompani ajrore kryesore.

Djali etiopian "në të vërtetë ndoqi ëndrrën e babait të tij" duke marrë një arsim në SHBA, tha avokati McElroy. "Ai qe në gjendje ta bënte atë, pas gjithë asaj tragjedie të madhe dhe të tmerrshme."

McElroy ka qenë kryesisht i heshtur për këtë birësim, por ai u ndie mirë e bëri të ditur publikisht pasi supremacisti i bardhë Metzger vdiq më 4 nëntor në moshën 82 vjeçare në Hemet, California, nga ndërlikimet e parkinsonit. Avokati mendon se vrasësi vdiq duke mos e mësuar këtë lidhje.

Associated Press nuk e identifikon djalin e tij të adoptuar me kërkesë të avokatit McElroy, i cili tha se  mbron privatësinë e tij.

Vrasja e studentit etiopian Seraë e detyroi Portland në Oregon, të kthente sytë nga supremacistët e bardhë. Kjo e çoi avokatin  McElroy ballë për ballë me Metzger, i cili jetonte afër në Fallbrook dhe ishte në kulmin e famës së tij.

Sepse Metzger kandidoi për Kongres nga qyteti verior i San Diego në fillim të viteve 1980, duke fituar zgjedhjet paraprake të Demokratëve. Por ai humbi me një rezultat të madh në zgjedhjet e përgjithshme pasi demokratët dhe republikanët u bashkuan kundër tij.

Nxitësi i vrasjes u bë një figurë e shquar mediatike gjatë atyre viteve, duke dalë në shfaqje televizive, duke organizuar demonstrata supremaciste të bardha dhe djegur kryeqe e duke premtuar një luftë civile të bardhësh, që do të rezultonte me "gjak në rrugë".

Metzger nuk mundi t’i përballonte dëmet kundër tij. Por ai pagoi disa qindra mijë dollarë dhe avokati e arriti objektivin e tij: ta privonte atë dhe organizatën e tij, Rezistencën e Bardhë Ariane, nga paratë që u nevojiteshin për të bërë fushatën e tyre.

Image

Në foto:  Supremacisti Tom Metzger në dhjetor 2020 gjatë një interviste në Fallbrook, Californi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco