Obama në librin e tij e bën ‘horë’ Donald Trumpin

Obama në librin e tij e bën ‘horë’ Donald Trumpin

13:52, 13/11/2020

Barack Obama i fshikullin  republikanët si ksenofobë dhe paranojakë në librin e tij të kujtimeve që fokusohet tek mandate i vet i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Libri  me 768 faqe mban titullin ‘Një Tokë e Premtuar’ dhe do të dalë në 17 Nëntor.

Aty Obama reflekton mbi karrierën e tij politike por zbulon dhe gjëra personale, përfshirë shtimin e pirjes së duhanit dhe tensionet në martesën me Michelle. Por në fokus ka vendosur shumë edhe frymën e garës në SHBA duke theksuar se ka qenë vetë zgjedhja e tij historike si presidenti i parë me ngjyrë I vendit që nxiti një pjesë të ndasive aktuale në shoqërinë amerikane.

“Ishte sikur prania ime në Shtëpinë e Bardhë të kishte shkaktuar një panik të thellë dhe ndjesinë se ishte përmbysur rendi natyror”, shkruan ai, i cituar prej CNN. Donald Trump, sipas Obamës, e nuhati situatën dhe përfitoi prej saj për të fituar presidencialet e 2016-tës. “ Këtë kuptoi Trump dhe doli me pretendimet se unë nuk kisha lindur në Shtetet e Bashkuara e se isha një president i paligjshëm. Miliona amerikanëve të shqetësuar nga një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, ai u premtoi një eliksir për ankthin e tyre racor”, shkruan Obama, i cili pretendon megjithatë se rrënjët e problemit nisin që përpara para presidentit aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco