Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e ofrimit të pozitave për ta maskuar politikën e tij autoritare

Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e ofrimit të pozitave për ta maskuar politikën e tij autoritare

13:26, 13/11/2020

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin, po vazhdon me deklarara  të ashpëra ndaj kreut të shtetit serb. 

Sipas tij fatkeqësisht, Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e tij të ofrimit të pozitave personale pa pushtet për ta maskuar politikën e tij autoritare.

Sikurse me disa individë nga opozita në Serbi që i ka dhënë pak pushtet personal për t'u dukur demokratik, të njëjtën po do me bërë edhe me shqiptarët.

Ai shtoi se ofrimi i karrotave për individë nuk e fsheh gjendjen aktuale.

"Problemi nuk është te përfaqësimi simbolik qeveritar, por te pabarazia shoqërore. Mungesën e demokracisë në Serbi nuk e fsheh me imazh qeveritar. Mungesën e barazisë në Serbi nuk e fsheh me imazh multietnik dhe multipartiak qeveritar", tha Shaip Kamberi.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë tha më tej se presidenti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë e tij shtetërore.

"Z.President mos u fsheh duke tentuar të dukesh demokratik. Politika e imazhit të rremë nuk e fsheh të vërtetën e Serbisë. Edhe me gjetur shqiptarë për qeverinë tënde. Z.President, në vend të këtyre politikave të joshjes së individëve me pushtet simbolik, pa asnjë rezultat konkret për të mirën e përgjithshme, zbato angazhimet dhe zotimet e shtetit për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën", tha deputeti Kambeir. 

Ai shtoi se janë marrëveshje që i ka firmosur shteti serb. Nëse jeni për shtet, siç thuani çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco