‘E harruan Patën e Artë’/ Trump sulmon ashpër Fox News

‘E harruan Patën e Artë’/ Trump sulmon ashpër Fox News

11:33, 13/11/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, sulmoi ashpër rrjetin televiziv Fox News, duke i akuzuar se kanë harruar se kush i bëri të suksesshëm.

“E kanë harruar Patën e Artë,” tha Trump, duke theksuar se ata janë atje falë tij.

Këto reagime vijnë në kohën kur presidenti ka refuzuar të pranojë rezultatin zgjedhor. Sipas tij, zgjedhjet janë manipuluar.

Zemërimi i Trump ndaj Fox News nisi kur ata shpallën fitoren e Joe Biden në Arizona.

Ata ishin të parët që e shpallën këtë projeksion. Pas kësaj, Trump pati një telefonatë të acaruar me pronarin Rupert Murdoch.

Ndërkohë Arizona, bastion i republikanëve, ka kaluar për demokratin Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco