Adhuron qenin, presidenti i ndërton statujën 6 metra prej ari

Adhuron qenin, presidenti i ndërton statujën 6 metra prej ari

11:22, 13/11/2020

Në një kohë kur shumë vende janë duke hasur vështirësi për të përballuar pandeminë, presidenti i Turkmenistanit ka vendosur t’i kushtojë një statujë gjigante prej ari qenit të tij të preferuar.

Gurbanguly Berdymukhamedov prezantoi statujën 6 metra të lartë të qenit Alabay, në qendër të kryeqytetit Ashgabat.

Alabay është një racë qeni vendase, varietet i qenit të stanit të Azisë Qendrore, i cili konsiderohet një trashëgimi kombëtare. Alabay është një varietet turkmen i qenit bari të Azisë Qendrore dhe është i shënuar në trashëgiminë kombëtare të vendit.

Nuk është hera e parë që raca nderohet nga presidenti - vitin e kaluar ai i kushtoi një libër Alabay.

Pavarësisht nga madhështia e statujës, shumica e popullsisë së Turkmenistanit është e varfëruar. Vendi renditet si një nga më problematikët në botë nga organizata e lirisë së shtypit RSF, vetëm një vend mbi Korenë e Veriut .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco