BE: Shumë herët për të planifikuar udhëtime për Krishtlindje

BE: Shumë herët për të planifikuar udhëtime për Krishtlindje

11:10, 13/11/2020

Një numër shtetesh evropiane kanë paralajmëruar se është shumë herët për të planifikuar udhëtimet e Krishtlindjeve, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në të gjithë kontinentin, raporton BBC.

 Autoritetet irlandeze dhe franceze thanë se ishte shumë shpejt për të thënë nëse njerëzit mund të bënin plane për të udhëtuar.

 Në Suedi, njerëzve u është thënë të përgatiten për kufizime të mundshme të udhëtimit gjatë periudhës së pushimeve.

Janë dhe gjashtë javë deri në sezonin festiv, por bllokimet dhe masat e tjera janë në fuqi në disa vende.

Portugalia ka zgjeruar ndjeshëm numrin e vendeve që i nënshtrohen një shtetrrethimi natën. Nga e hëna, tre të katërtat e vendit do të jenë nën kufizimet më të ashpra të qeverisë.

Epidemiologu më i lartë shtetëror i Suedisë Anders Tegnell u tha qytetarëve të përgatiteshin për mundësinë e ndalimit të udhëtimit ndërmjet zonave të ndryshme gjatë periudhës së Krishtlindjes në mënyrë që shërbimet rajonale të kujdesit shëndetësor të shmangnin mbingarkesën.

Një vendim i përkohshëm ka të ngjarë të merret për një ose dy javë, tha ai, duke shtuar se suedezët duhej të ishin të përgatitur që gjërat mund të ndryshonin befas pikërisht para Krishtlindjeve.

Z. Tegnell gjithashtu tha se "pjesa më e madhe" e rasteve të reja me Covid-19 po vinin nga festat private. Ai tha se shpresonte që ndalimi i shërbimit të alkoolit në lokale dhe bare pas orës 22:00, që do të fillonte fundjavën e ardhshme, nuk do të çonte në një shtim të festive me shoqërinë.

Të enjten, autoritetet njoftuan për 40 vdekje të reja, numri më i lartë ditor në vend këto pesë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco