Policia austriake në aksion, arrestohet një radikalist tjetër islamik në Linz

Policia austriake në aksion, arrestohet një radikalist tjetër islamik në Linz

13:09, 03/11/2020

Pas sulmit të mbrëmshëm në Vienë, ku mbetën të vdekur katër viktima dhe një prej terroristëve që kishte nisur sulmin, Policia ka filluar arrestimet edhe në qytete tjera të Austrisë.

Një operacion i madh policor në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë u zhvillua sot në Gürtelstrasse në Linz, shkruajnë mediat austrikae, cituar nga Express.

Sipas informacionit fillestar, një burrë u arrestua dhe u mor nga forcat policore Cobra në Linz.

Sipas Krone.at, kishte një operacion të madh policor rreth orës 10 të mëngjesit në jug të Linzit. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ishte gjithashtu e përfshirë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për një islamik radikal të njohur, ndërkaq sipas dëshmitarëve, i dyshuari dhe dy të tjerë janë marrë nga policia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco