Turqi/ Përmbyset varka me 37-turistë,autoritete raportojnë për një viktimë

Turqi/ Përmbyset varka me 37-turistë,autoritete raportojnë për një viktimë

12:30, 03/11/2020

Një person humbi jetën sot pasi një anije turistike u përmbys pranë brigjeve të Alanya-s në provincën bregdetare turke Antalya.

Sipas raportimeve, anija po lundronte 50-100 metra larg bregdetit përreth Kalasë së Alanya-s, pranë Shpellës Forsforlu, kur papritmas u përmbys për arsye që ende mbeten të panjohura.

Personeli i Rojes Bregdetare Turke ka shpejtuar me evakuimin e pasagjerëve të bllokuar të anije ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë arritur edhe shumë ambulanca.

Komanda e Rojës Bregdetare ka bërë të ditur se nga anija e përmbysur janë shpëtuar 37 persona si dhe është nxjerrë kufoma e një personi i cili humbi jetën.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco