Kryeministrja e Finlandës largohet nga Samiti i BE-së, dyshime së është infektuar me Covid 19

Kryeministrja e Finlandës largohet nga Samiti i BE-së, dyshime së është infektuar me Covid 19

14:20, 16/10/2020

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është larguar nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, pasi mësoi se një ligjvënës me të cilin ishte takuar më herët u testua pozitiv për koronavirusi.

"Kryeministrja Sanna Marin është larguar nga takimi i Këshillit Evropian në kuadër të masave të përkujdesjes. Kryeministrja Marin ka kërkuar nga kryeministri suedez, Stefan Lofven, të përfaqësojë Finlandën në pjesën e mbetur të takimit", njoftoi në Tëitter zyra përfaqësuese e Finlandës në BE.

Kryeministrja Marin do të kthehet menjëherë në Finlandë dhe do të testohet për COVID-19. Ajo më pas do të vetë-karantinohet në Kesaranta, rezidencën zyrtare të kryeministrisë në Helsinki.

Udhëheqësit e BE-së dje u mblodhën në Bruksel në një takim dy-ditor për të diskutuar mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit-it, pandeminë e koronavirusit, mënyrat për të trajtuar ndryshimet klimatike, sanksionet ndaj Rusisë dhe marrëdhëniet e ardhshme me Afrikën.

Poashtu edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje u largua nga Samiti i udhëheqësve të BE-së pasi një nga anëtarët e ekipit të saj rezultoi pozitiv ndaj COVID-19

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco