Agjencitë perëndimore/ Shërbimi sekret rus është përgjegjësi kryesor për helmimin e Alexei Navalny

Agjencitë perëndimore/ Shërbimi sekret rus është përgjegjësi kryesor për helmimin e Alexei Navalny

13:58, 16/10/2020

Agjencitë perëndimore të sigurisë kanë arritur në përfundimin se lideri rus i opozitës Alexei Navalny u helmua nga shërbimi  sekret rus (FSB), duke drejtuar në këtë mënyrë gishtin nga Kremlini për sulmin.

Sipas The Guardian, lajmi u është komunikuar Londrës, Berlinit dhe Parisit. Ata gjithashtu  mbështesin vendimin e  Britanisë dhe BE-së për ti vendosur sanksione shefit të FSB, Alexander Bortnikov.

Udhëheqësit europianë kanë akuzuar vazhdimisht shtetin rus si përgjegjës për helmimin e Navalny në gusht. Burimet perëndimore të sigurisë, megjithatë, janë të sigurt për akuzën ndaj  FSB-në, thanë se është e vështirë të vërtetohet.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje duke dhënë  madje edhe shpjegime të ndryshme për sëmundjen e Navalny, përfshirë edhe pretendimin se ai helmoi veten.

Navalny u ndje keq në 20 gusht gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë.

Më pas ai u dërgua në Berlin tre ditë më vonë. Lideri i opozitës e ka akuzuar Putinin si personin i cili fshihet pas helmimit të tij.

Në një intervistë të fundit ai tha se vetëm dy agjenci ruse mund ta kenë helmuar- FSB e Bortnikov ose shërbimi i inteligjencës së huaj SVR, i drejtuar nga Sergei Naryshkin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco