Masat Covid 19/ Momenti kur policia prishi dasmën në Britani

Masat Covid 19/ Momenti kur policia prishi dasmën në Britani

12:16, 16/10/2020

Britania e Madhe ka vendosur masa të ashpra si vijim i përballjes me koronavirusi i cili ka shpërthyer në mënyrë të frikshme.

Janë ndaluar grumbullimet, festat familjare dhe vizitat te të afërmit dhe shumë nga disa liri të tjera.

Por mesa duket masat janë injoruar nga një grup jo i vogël personash që ishin mbledhur për të festuar, raporton Daily Mail.

Policia britanike ka ndërhyrë duke prishur një dasmë që po zhvillohej në praninë e mbi 100 peronave.

Oficerët u lajmëruan nga një telefonatë pas orës 6.30 pasdite të martën për një festë me shumë persona. Kur policët hynë në lokal, panë një grumbull njerëzish që kërcenin e nuk respektonin aspak distancën sociale, të imponuar nga situata e koronavirusit.

Pronari i lokalit Tudor Rose në Southall mund të goditet me një gjobë prej 10,000 £ për lejimin e kaq shumë njerëzve të mblidhen pavarësisht udhëzimeve të qarta të koronavirusit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco