Kancelarja Merkel e nxit Johnson të mos braktisë negociatat për Brexit

Kancelarja Merkel e nxit Johnson të mos braktisë negociatat për Brexit

11:47, 16/10/2020

Angela Merkel i ka bërë thirrje Boris Johnson të vazhdojë të negociojë mbi Brexit, duke thënë se BE dhe Britania duhet të bëjë kompromis, përpara njoftimit për një deklaratë nga kryeministri britanik.

Kancelarja gjermane tha që të dy palët kishin nevojë për të gjetur gjuhë të përbashkët. Johnson kishte kërcënuar në shtator të braktiste negociatat nëse një marrëveshje nuk do të ishte në fuqi deri në këtë fundjavë.

BE kishte propozuar që negociatat duhet të zgjaten me dy ose tre javë të tjera dhe tani është në dorën e Britanisë së Madhe për të vendosur.

Sekretari i jashtëm, Dominic Raab, tha të Premten në mëngjes ai gjithashtu ishte "zhgënjyer nga mungesa e fleksibilitetit që duket se ka dalë nga këshilli Evropian". Por ai theksoi se një marrëveshje ishte ende e mundur.

Britania ka kërcënuar që do të largohet nga BE pa një marrëveshje dhe kjo do të thyente ligjin ndërkombëtar, vendim ky që nuk është mirëpritur nga asnjë prej liderëve Europian por edhe botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco