Rekord i ri infektimesh në Çeki, ushtria gati të ndërtojë një spital të ri

Rekord i ri infektimesh në Çeki, ushtria gati të ndërtojë një spital të ri

11:29, 16/10/2020

Në Republikën e Çekisë është regjistruar një rekord i ri i rasteve ditore me koronavirus  për ditën e dytë radhazi.

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e rasteve ditore arriti në 9.721 të enjten, 177 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur një ditë më parë.

Vendi me më shumë se 10 milionë banorë ka pasur gjithsej 149.010 raste që nga fillimi i pandemisë. Pothuajse 50 mijë prej tyre u regjistruan javën e kaluar ndërsa gjithashtu janë regjistruar 1.230 vdekje.

Spitalet në të gjithë vendin kanë shtyrë operacionet e paplanifikuara për t'u përqendruar në rritjen e numrit të pacientëve me COVID-19. Qeveria tha se kapaciteti i tyre i plotë mund të arrihet rreth fundit të tetorit.

Ushtria çeke do të fillojë të ndërtojë një spital fushor në qendrën e ekspozitës së Pragës gjatë fundjavës për 500 pacientë. Një plan i ngjashëm është gati për qytetin e dytë më të madh Bërno ndërsa qeveria është duke biseduar me Gjermaninë fqinje dhe disa vende të tjera që çekët të trajtohen atje nëse sistemi shëndetësor lokal mbingarkohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco