COVID-18/ Melania Trump flet për herë të parë: Jam kuruar në mënyrë natyrale

COVID-18/ Melania Trump flet për herë të parë: Jam kuruar në mënyrë natyrale

09:35, 16/10/2020

Dieta e shëndetshme, ajri i pastër dhe vitaminat.

Ja çfarë duhet për të mbajtur trupin e shëndetshëm edhe në kohën e COVID-19.

Të paktën sipas Melania Trump e infektuar së fund së bashku me bashkëshortin e saj Donald dhe djalin Barron.

Zonja e parë në fakt ka treguar për herë të parë dhe në formë të drepërdrejtë, përvojën e saj si një pacient me COVID.

Sigurisht Melania u godit lehtë pasi ajo thotë e vetë:

'Unë isha me fat sepse kisha simptomat minimale. Kisha dhimbje muskulare, kollitje dhe dhimbje koke dhe vërtet e lodhur.  Asgjë serioze, megjithatë. Deri në pikën që nuk kisha nevojë as për ilaçe të veçanta. Zgjodha ta shëroj veten në mënyrë natyrale, duke zgjedhur vitamina dhe ushqim të shëndetshëm.

Nga ana tjetër ashtu si bashkëshorti i saj Donald Trump kishte kujdesin më të mirë në dispozicion, pasi dhe këtë ajo e konfirmon vetë:

'Ne kemi pasur kujdestarë të mrekullueshëm, të cilëve ju jemi mirënjohës përgjithmonë për kudjesin dhe gjykimin profesional’.

Shqetësimi i Melania, natyrisht, ishte mbi të gjitha për djalin e saj 14-vjeçar Barron, pozitiviteti i të cilit u bë publik vetëm dje, kur testi i tij ishte negativ.

Dhe këtë e zbuloi babai e tij duke folur gjatë tubimit në Des Moines, ku ai tha:

“Barron gjithashtu kishte virusin kinez. Por fëmijët duhet të kthehen në shkollë ».

Melania thotë se fillimisht djali ishte test negativ, por dy ditë më vonë ai rezultoi edhe pozitiv:

"Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk kishte asnjë simptomë".

Duke plotësuar kështu fotografinë familjare:

«Në një farë kuptimi isha i lumtur që të tre i kaluam të gjitha këto në të njëjtën kohë. Ne u kujdesëm për njëri-tjetrin dhe kaluam më shumë kohë së bashku ».

 “Kur burri im u shtrua në Walter Reed, unë mendova shumë për familjen time. Dhe mendova për shumë të prekur nga kjo sëmundje që nuk bën dallim. Këto janë kohë të vështira, por më ka ndihmuar të mendoj për mirësinë dhe dhembshurinë që ekziston në botë. Vendi ynë ka kapërcyer shumë vështirësi dhe fatkeqësi, dhe së shpejti Covid do të jetë vetëm një pengesë tjetër e kapërcyer për t'u thënë brezave të ardhshëm".

Melania përfundoi interivstën me një recetë personale:

«Unë i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë të jetojnë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Një dietë e ekuilibruar, ajër i pastër dhe vitamina janë vërtet thelbësore për të mbajtur trupin tonë të shëndetshëm. Së bashku me dhembshurinë dhe përulësinë, po aq e rëndësishme për ta mbajtur mendjen të fortë ».

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco