Japonia bëhet gati të derdhë në det, ujin e kontaminuar të Fukushima

Japonia bëhet gati të derdhë në det, ujin e kontaminuar të Fukushima

09:30, 16/10/2020

Tokio - Gati një dekadë pas katastrofës bërthamore në Fukushima, qeveria e Japonisë ka vendosur të derdhë ujin e ndotur të impiantit të shkatërruar në det, thanë raportet e medias të premten, me një njoftim zyrtar që pritet të bëhet më vonë këtë muaj.

Vendimi pritet të shqetësojë shtetet fqinje si Koreja e Jugut, e cila tashmë i ka shtuar testet e rrezatimit të ushqimit nga Japonia dhe shkatërrojë më tej industrinë e peshkimit në Fukushima, e cila ka luftuar kundër një vendimi të tillë për vite me rradhë.

Asgjësimi i ujit të kontaminuar në uzinën Fukushima Daiichi ka qenë një problem i vjetër për Japoninë ndërsa ajo vazhdon me një projekt dekompozimi për dekada. Më shumë se një milion ton ujë toksik është ruajtur aktualisht në depozita të mëdha në objekt.

Impianti, i drejtuar nga Tokyo Electric Power Company Holdings Inc 9501.T, pësoi shkrirje të shumta bërthamore pas një tërmeti dhe tsunami në 2011.

Të premten, Ministri i Industrisë së Japonisë Hiroshi Kajiyama tha se ende nuk ishte marrë asnjë vendim për derdhjen e ujit, por qeveria synon ta bëjë atë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco