Përse trupat kineze po bëhen gati për luftë?

Përse trupat kineze po bëhen gati për luftë?

09:05, 16/10/2020

BILD

Kina në kurs lufte?

Presidenti kinez, Xi Jinping u bëri thirrje ushtarëve gjatë një vizite në bazën ushtarake në provincën jugore të Guangdong që të përgatiten për luftë me të gjithë fuqinë dhe mendimet e tyre. Sipas tij, ushtria duhet të jetë në gjendje alarm. Jinping u kërkoi ushtarëve që të jenë besnikë, të pastër dhe të besueshëm.

Xi ishte në Guangdong për të mbajtur një fjalim me rastin e 40-vjetorit të krijimit të zonës ekonomike speciale të Shenzhenit.

Megjithatë, vizita vjen në kohën kur tensionet mes SHBA dhe Kinës janë në kulm.

Arsyeja është pandemia e koronavirusit dhe përplasjet për Tajvanin. Këto kanë sjellë një çarje të thellë mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Anuloni shitjen e armëve për Tajvanin

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian i bëri thirrje Uashingtonit që të anulojë të gjitha planet për t’i shitur armë Tajvanit dhe për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve ushtarake mes SHBA dhe Tajvanit.

Shtëpia e Bardhë deklaroi të hënën se do i shesë tre armë të avancuara Tajvanit.

Edhe pse Tajvani nuk është kontrolluar kurrë nga Partia Komuniste e Kinës, Pekini insiston se ishulli demokratik është pjesë e territorit të tyre. Xi vetë nuk e përjashton forcën ushtarake për ta pushtuar nëse do jetë e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco