Nënat e Srebrenicës i kërkojnë Hagës që të dënoj Dacicin për tentimin e fshehjes së varrezave masive në Serbi

Nënat e Srebrenicës i kërkojnë Hagës që të dënoj Dacicin për tentimin e fshehjes së varrezave masive në Serbi

15:34, 15/10/2020

Shoqata “Nënat e enklavës së Srebrenicës dhe Zhepës” i janë drejtuar gjykatësit Carmel Agius, presidentit të Mekanizmit Ndërkombëtar të Tribunaleve Kriminale të Mbetura, që merret me krimet e luftës në ish Jugosllavi, të ndërmerr masa ndaj shefit të diplomacisë së Serbisë që kishte kërcënuar tërthorazi ata që tregojnë për varrezat masive në Serbi në intervistën e tij në një televizion serb.

Shoqata i shkruan Agius se ata me vite kanë dyshuar se në territorin e Serbisë ekzistojnë varreza masive në të cilat gjenden kufomat e kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Shoqata shkruan se më parë e kishin njoftuar gjykatësin rreth sulmeve ndaj dëshmitarëve të mbrojtur në rastet e krimeve të luftës që i kishte bërë drejtori i qendrës së Republika Srpska për hetimin e krimeve të luftës dhe kërkimin e të zhdukurve Milorad Kojic, në publik është mësuar edhe për intervistën e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, që paturpësisht i vendos shënjestrën në kokë të gjithë atyre që flasin për ekzistimin e varrezave masive të shqiptarëve në territorin e Serbisë.

Shoqata në kërkesën e tyre shkruan se Dacic në atë intervistë i ka konfirmuar dyshimet e tyre dhe në “mënyrë indirekte i kishte kërcënuar të gjithë ata që guxojnë të flasin për këtë, që do të përballen me përndjekjen aparatit shtetëror të cilin Dacic e përfaqëson.

Shoqata e Nënave të Srebrenicës kërkon nga ky institucion ndërkombëtar që “të ndërmarrë masat e duhura në kuadër të autorizimit të tyre ndaj ministrit Dacic dhe të informoni Këshillin e Sigurimit të OKB’së për ballafaqimin e paskrupullt të Serbisë me të gjithë ata që mendojnë të tregojnë për ekzistimin e varrezave masive në territorin serb”

Dacic në emisionin Cirilica në televizionin serb Happy TV  me 28 shtator ishte shprehur i zhgënjyer me serbët që po tregojnë se ku janë varrezat masive në Serbi, dhe ishte ankuar se dosjet e institucioneve serbe po bien në duart e UÇK’së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco