Rusët nisin lojërat në Serbi: Ambasadori i ‘zemëruar’ me mediat serbe pasi raportuan se Putin anuloi vizitën Vucicit

Rusët nisin lojërat në Serbi: Ambasadori i ‘zemëruar’ me mediat serbe pasi raportuan se Putin anuloi vizitën Vucicit

14:28, 15/10/2020

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka shkruar i zemëruar sot në mëngjes pasi mbrëmë ishte raportuar në mediat serbe se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka anuluar vizitën në Beograd, të paralajmëruar nga vet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe Kisha Ortodokse e Serbisë

Lajmin të mërkurën e kishin botuar dy media serbe, gazeta Danas dhe portali Nova. Nova pretendonte se burimet e tyre brenda Kishës Ortodokse të Serbisë ju kishin thënë se Putin ka anuluar vizitën që pritej në Beograd, në përurimin e tempullit të Shën Savës.

Aty pretendohej po ashtu se arsyeja nuk dihet por me siguri ‘rusëve nuk ju ka pëlqyer afrimi i Serbisë me qëndrimet e Washington’. Ambasada ruse mbrëmë i kishte thënë medias serbe Nova se nuk janë në dijeni për një vizitë të presidentit rus në Beograd.

Ajo vizitë e dëshiruar edhe nga Vucic sa ishte në Moskë, e po ashtu edhe nga Patriarku Irinej i Kishës serbe shumë të afërt me Rusinë nuk ishte konfirmuar asnjëherë nga Kremlini.

Ambasadori rus të enjten në mëngjes akuzoi i inatosur mediat serbe se kanë shpifur rreth ‘anulimit’ që ja bëri presidenti rus Putin atij serb Vucic.

“Të pabesueshme shkrimet në gazetën Danas që presidenti rus Vladimir Putin ‘anuloi’ presidentit serb Aleksandar Vucic. Kjo s’ka të bëj? aspak me realitetin dhe është një trillim total e i papërgjegjshëm. Presidenti i Rusisë dhe Serbisë janë kontakt të vazhdueshëm dhe gjithmonë koordinohen mes vete. Kur të vjen koha, gjithçka do të zbulohet zyrtarisht.”

Kisha Ortodokse e Serbisë është e njohur si shumë e afërt me Rusinë dhe krahun ekstrem të djathtë në Serbi. Në Mal të Zi protestat kundër qeverisë së Djukanovic praktikisht i udhëhiqte Mitropolia e Malit të Zi. Për çështjen e Kosovës kleri serb refuzon të deklarohet ndryshe përveç se me qëndrimin ekstrem dhe tërheq vërejtjen se është kundër çdo marrëveshje që dallon me atë qëndrim.

Vucic ishte përbuzur nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington me 4 shtator. Ky skandal ishte shuar disi më pastaj nga Kremlini kur Dmitry Peskov zëdhënës i Putin kishte deklaruar se ajo tallje e Zakharovas nuk ishte qëndrim zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco