Jemen/ Fillon operacioni i shkëmbimit të 1 mijë të burgosurve  Houthi dhe Saudit

Jemen/ Fillon operacioni i shkëmbimit të 1 mijë të burgosurve Houthi dhe Saudit

13:32, 15/10/2020

Komiteti i Kryqit të Kuq ka njoftuar se mbi 1 mijë të burgosur në Jemen janë liruar sot pas operacionit të shkëmbimit të burgosurve  mes Rebeleve Houthi dhe Arabisë Sudite.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Sauditi dhe lëvizja Houthi e Jemenit ranë dakord muajin e kaluar në Zvicër për të shkëmbyer 1,081 të burgosur, përfshirë 15 Sauditë, në shkëmbimin më të madh që nga bisedimet e paqes në dhjetor 2018 që për momentin kanë ngecur.

Dy aeroplanë që mbanin anëtarë të koalicionit të udhëhequr nga Sauditi të liruar nga paraburgimi u ngritën nga aeroporti në kryeqytetin e kontrolluar nga Houthi, Sanaa.

Në një mesazh të postuar në Tëitter, ICRC më vonë tha se një total prej pesë avionësh ishin ngritur nga Sayoun, Sanaa dhe Abha.

Jemeni ka qenë i zhytur në konflikt që kur Houthis rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga pushteti në kryeqytetin, Sanaa, në fund të vitit 2014, duke bërë që koalicioni i mbështetur nga Perëndimi të ndërhyjë në Mars 2015.

Lufta ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz dhe pjellë atë që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si krizën më të madhe humanitare në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco