Sekuestrohen mbi 1 milionë euro të falsifikuara, operacioni në Itali: Arrestohen 4 persona

Sekuestrohen mbi 1 milionë euro të falsifikuara, operacioni në Itali: Arrestohen 4 persona

12:04, 15/10/2020

Guardia di Finanza italiane ka sekuestruar një fabrikë klandestine kartëmonedhash duke sekuestruar mbi 1 milion euro të falsifikuara.

Sipas saj, operacioni u ekzekutua nën hetimin e Prokurorisë së Napolit, në bashkëpunim me Repartin special të Policisë Moneatre e të Policisë ekonomiko-financiare të Napolit, shkruan Oranews.

Ndërkohë u arrestuan në flagrancë 4 persona, banues në Napoli, nën akuzën e “prodhimit e tregtimit të kartmonedhave të falsifikuara”.

Në këtë fabrikë po stampoheshin kartmonedha të serisë së re “Europa” e sapo hedhur në tregun monetar.

Fabrika u zbulua në pjesën lindore të Napolit ndërsa u sekeustruan 68 mijë kartmonedha fallso të prerjeve të ndryshme, 20 euro,  50 euro, 100 euro, 200 euro, me vlerë mbi 1 milionë euro. 

Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 stampante me bojë, 3 stampante lazer, një istrument etiketash gjysëm automatike, filigramë, presë profesionale, letër etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco