Trump i rikthehet fuqishëm, fushatës presidenciale në Florida

Trump i rikthehet fuqishëm, fushatës presidenciale në Florida

07:44, 13/10/2020

Presidenti amerikan Donald Trump është kthyer në fushatën e tij, më pak se dy javë pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

Mijëra njerëz u mblodhën në një miting në natyrë në Sanford të Florida, ku një Trump sfidues bëri të parën nga katër ndalesat e planifikuara të fushatës së katër ditëve të ardhshme në shtetet e betejës.

Presidenti dhe rivali Joe Biden po përpiqen të sigurojnë votat këto tre javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Të hënën z. Biden foli në Ohio, një tjetër shtet i lëkundur. Sondazhet sugjerojnë se z. Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj z. Trump në shkallë vendi. Sidoqoftë epërsia e tij në disa shtete kryesore është më e ngushtë - siç është rasti në Florida, ku ai është 3.7 pikë përpara, sipas një mesatareje të sondazheve të mbledhura nga Real Clear Politics.

Fushat e betejës si "Shteti i Diellit" janë thelbësore për mbledhjen e 270 votave të kolegjit elektoral të nevojshëm për të fituar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk përcaktohet nga një numërim i thjeshtë popullor i votave.

Z. Trump doli pozitiv për Covid-19 rreth 11 ditë më parë dhe u shtrua në Qendrën Mjekësore Walter Reed një ditë më vonë.

Por të dielën mjeku i tij personal tha që ai nuk ishte më një rrezik i transmetimit të Covid tek të tjerët dhe zbuloi të hënën se testet e tij më të fundit ishin negative gjatë ditëve të njëpasnjëshme, megjithëse nuk i dha datat.

Por megjithëse presidenti dhe disa mbështetës të tij këtu duken të qetë për koronavirusin, ai e ka goditur Florida rëndë, me më shumë se 15,000 vdekje.

Rivali demokrat Joe Biden arrin aty të martën. Ekipi i tij po përqendrohet në trajtimin e administratës së pandemisë dhe planifikon të kryejë një fushatë më të qetë, por të fuqishme në zonat kryesore periferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco