Nis operacioni: Bombë e madhe 5.4 ton e Luftës II Botërore në detin Balltik

Nis operacioni: Bombë e madhe 5.4 ton e Luftës II Botërore në detin Balltik

07:19, 13/10/2020

Zhytësit ushtarakë polakë kanë filluar një operacion delikat për të çaktivizuar një bombë gjigante britanike të Luftës së Dytë Botërore, e cila gjendej në fund të një kanali në detin Balltik.

Rreth 750 banorë janë evakuuar nga zona, afër qytetit port të Swinoujscie, dhe operacioni pritet të zgjasë pesë ditë.

Bomba Tallboy, ose bomba "tërmet", është e gjatë 6 metra dhe peshon 5.4 ton e gati gjysma e peshës është eksploziv.

RAF e lëshoi atë gjatë një sulmi në 1945-ën, e cila fundosi kryqëzorin gjerman Lützoë.

Bomba është ngulur në një thellësi prej 12 metrash dhe vetëm maja e saj është jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco