‘Policia nën sulm, qytetarët në rrezik’/ Oficerët e policisë protestojnë kundër dhunës ndaj tyre

‘Policia nën sulm, qytetarët në rrezik’/ Oficerët e policisë protestojnë kundër dhunës ndaj tyre

21:29, 12/10/2020

Ditën e sotme, policia franceze ka protestuar para stacioneve të tyre pasi dhjetëra azilkërkues, në një periferi të Parisit, sulmuan njërin prej tyre me shufra metalike dhe mjete piroteknike.

Oficerët e policisë u mblodhën para selisë së policisë së Parisit, duke mbajtur parulla që shkruanin “Policia nën sulm, qytetarët në rrezik”.

Në periferi të varfër të Champigny, ku ndodhi sulmi i së shtunës, policia ngriti një parullë “Siguria juaj vjen me një çmim. Ne duam mbrojtje dhe njohje”, raporton reuters.

Oficerët e policisë kanë qenë gjithashtu në shënjestër të militantëve islamikë ose individëve që simpatizojnë islamikët.

Ndryshe, policët janë nën presion pasi një seri raportesh mediatike këtë verë zbuluan racizmin dhe një gjendje të djathtë ekstreme në radhët e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco