Një bllokim tjetër kombëtar? Kryeministri britanik Johnson prezanton masat e reja anti-Covid

Një bllokim tjetër kombëtar? Kryeministri britanik Johnson prezanton masat e reja anti-Covid

17:09, 12/10/2020

Në një dalje për mediat këtë të hënë, kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se nuk beson se Britania e Madhe e ka të nevojshme vendosjen e një karantine të plotë për të luftuar koronavirusin.

Kryeministri Johnson është duke prezantuar strategjinë e qeverisë së tij me tre nivele në House of Commons këtë pasdite.

Në vend pritet që të implementohen disa nivele alerti që klasifikohen në të Mesëm, të Lartë dhe Shumë të Lartë.

Kreu i qeverisë tha se niveli i alarmit mesatar do të mbulojë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar. Niveli i Lartë pasqyron bllokimet aktuale lokale ndërsa masa synon të zvogëlojë transmetimin nga familja në familje.

Niveli i alarmit shumë të Lartë do të zbatohet aty ku transmetimi i virusit po rritet me shpejtësi, tha Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco