Greqia po paralajmëron luftë, Turqia nuk tërhiqet

Greqia po paralajmëron luftë, Turqia nuk tërhiqet

13:41, 12/10/2020

Anija turke në qendër të një përplasjeje me Bashkimin Evropian mbi të drejtat e kërkimit në det të hapur nisi të hënën për të kryer kërkime të reja në Mesdhe.

Dhe këtë lëvizje, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Athina e quajti një “përshkallëzim të madh” duke kërcënuar paqen rajonale.

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë duket se janë rritur pas një qetësie të shkurtër në të cilën palët ranë dakord të rinisnin bisedimet që do të përfshinin diskutimin e pretendimeve të mbivendosura ndaj burimeve të mundshme detare të energjisë.

Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, shkroi në Twitter se Oruc Reis kishte lëshuar spirancën pasi ishte nënshtruar mirëmbajtjes.

“Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë, gërmojmë dhe mbrojmë të drejtat tona”, shkroi ai.

Muajin e kaluar, Ankara tërhoqi anijen nga ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor për të “lejuar diplomacinë” përpara një samiti të BE-së.

BE tha në samit se do të ndëshkonte Turqinë nëse ajo vazhdonte operacionet e saj në rajon dhe se sanksionet mund të vendoseshin deri në dhjetor.

Në anën tjetër, Ankaraja tha se një paralajmërim i tillë acaroi marrëdhëniet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco