Fauci kundër Trump/ Përdorimi i deklaratave të mija për spote publicitare janë të shkëputura nga konteksti

Fauci kundër Trump/ Përdorimi i deklaratave të mija për spote publicitare janë të shkëputura nga konteksti

12:12, 12/10/2020

Një spot publicitar, i fushatës së Donald Trump, bën të duket se eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, vlerëson reagimin e Presidentit ndaj pandemisë. Por, Fauci pretendon se spoti është çorientues dhe se deklaratat e tij janë shkëputur nga konteksti. 

“Presidenti Trump po shërohet nga koronavirusi dhe po ashtu Amerika”, thuhet në fillim të videos 30-sekondëshe, para se të shfaqet mjeku Fauci.

“Nuk mund të imagjinoj se dikush tjetër mund të bënte më shumë për të luftuar Covid-19”, thotë mjeku në klip.

Deklarata sugjeron se Fauci mbështet menaxhimin e krizës së koronavirusit nga ana e Trump. Por, virologu i famshëm, i cili është përplasur shpesh me presidentin amerikan lidhur me çështjen e pandemisë, tha se ai kishte qenë duke folur për veten dhe zyrtarë të tjerë. Fauci shtoi më tej se në asnjë rast nuk kishte mbështetur publikisht ndonjë kandidat politik.

Fushata e Trump mbron spotin dhe thotë se ato ishin fjalë të shqiptuara nga virologu gjatë një interviste të shfaqur në të gjithë vendin. Mjeku ka qenë një pjesëtar kyç, i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, por atij i është dashur shpesh të sqarojë apo të vërë në dyshim pohimet e presidentit ndaj pandemisë.

Fauci ka thënë më herët se reagimi në fillimet e krizës duhet të kishte qenë më i shpejtë dhe është përplasur me Trump për çështjen e hapjes së shkollave, kufizimet apo mbajtjen e maskave. Debati mbi spotin publicitar vjen ndërsa presidenti amerikan i kthehet fushatës, të hënën, dy ditë pasi mjekët thanë se ai ishte shëruar nga Covid-19 dhe mund t’i kthehet aktiviteteve publike. Ai do të mbajë një tubim të madh në Sanford të Floridas para se të zhvendoset në Pensilvani dhe Ioua, shtete kyçe, të lëkundura. Sondazhet sugjerojnë se rivali demokrat, Joe Biden, është në përparësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco