Katastrofë humanitare në Nigeri, 131 viktima nga reshjet e shiut që nuk pushojnë prej 1 muaj

Katastrofë humanitare në Nigeri, 131 viktima nga reshjet e shiut që nuk pushojnë prej 1 muaj

11:44, 12/10/2020

Numri i të vdekurve gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura në Nigeri është rritur në 131.

Drejtori i Agjencisë për menaxhim me situata të jashtëzakonshme, Mustapha Umar, u tha gazetarëve se edhe 36 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e fuqishëm.

Në mbarë vendin numri i personave që kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve nga muaji i kaluar arriti në 131.

Umar theksoi se deri më tani kanë kryer evakuimin e qindra personave për shkak të përmbytjeve, ku janë përmbytur 302.500 hektarë tokë e punueshme dhe pësuan 120 bagëti. Më tej, thuhet se në bashkëpunim me Qeverinë e Nigerisë u është dorëzuar ndihmë humanitare banorëve të rrezikuar.

Reshjet e dendura të shiut në perëndim të Afrikës që fillojnë në qershor zakonisht zgjasin deri në tetor. Këtë vit përmbytjet goditën edhe vendet tjera, përfshirë Burkina Fason, Nigerin dhe Senegalin.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco