FOTOLAJM/ Amerika e ekstremeve, vret protestuesin para kamerave

FOTOLAJM/ Amerika e ekstremeve, vret protestuesin para kamerave

11:42, 12/10/2020

Një 30-vjeçar u arrestua në SHBA pasi qëlloi për vdekje një protestues të djathtë në Denver. Matthew Dolloff, 30 vjeç, vrau protestuesin Lee Keltner.

Ai u justifikua përpara policëve duke thënë se ishte roje sigurie, por zyrtarët thanë se ai nuk ishte licencuar për të punuar si roje sigurie. Tani Dolloff është nën akuzë për vrasje. Lee Keltner e goditi atë përpara se Dolloff të qëllonte me armë.

Policia thotë se vrasësi nuk ka lidhje me ndonjë grup të ekstremit të majtë. Kurse nëna e viktimës tha se ai u vra për shkak se po mbështeste policinë.

Tensionet në SHBA janë ndezur sërish së fundmi, teksa vendi po i drejtohet zgjedhjeve në një mënyrë të polarizuar si kurrë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco