Përmbyset varka, humbin jetën 11 emigrantë në ujëra e Mesdheut

Përmbyset varka, humbin jetën 11 emigrantë në ujëra e Mesdheut

09:58, 12/10/2020

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë shpëtuar si pasojë e përmbysjes së një varke që transportonte emigrantë të paligjshëm në ujërat e qytetit Sfax në jug të Tunizisë

Sipas informacionit të marrë nga një zyrtar sigurie të qytetit Sfax, varka me 27 emigrantë të paligjshëm tunizianë mbrëmjen e kaluar është fundosur në ujërat e qytetit.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë arritur deri tek kufoma e 11 personave dhe kanë shpëtuar 7 persona, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Shtetet në veri të Afrikës si Tunizia dhe Libia, shihen si pikë daljeje për emigrantët që dëshirojnë të shkojnë në Evropë me mënyra ilegale nga Mesdheu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco