Nëna kishte futur vajzën e vogël në dollap për muaj me radhë e nuk e ushqente: Donte të jepte shpirt nga uria

Nëna kishte futur vajzën e vogël në dollap për muaj me radhë e nuk e ushqente: Donte të jepte shpirt nga uria

09:22, 12/10/2020

Ajo lindi në muajin prill, por nëna e saj nuk gëzoi kur e solli në jetë. Vajza e vogël me emrin Katya ishte futur në dollap nga nëna e saj Julia.

Katya ka shpëtuar sepse vëllai i saj i madh, vetëm disa vjeç e kishte dhënë asaj ujë pa e kuptuar nëna e tyre dhe mbeturina që mbeteshin nga ushqimet. Nëna Julia e cila jeton në Rusi shpresonte që vajza e saj e vogël të jepte shpirt nga uria.

Vajza nga Karpinsk në Rusi u transportua me helikopter në spital në kryeqytetin rajonal Yekaterinburg, ku ajo tani është në kujdesin intensiv. Mjekët po bëjnë të pa mundurën për ta shpëtuar.

Sipas raportimeve, nëna e mbajti të fs hehtë lindjen e fëmijës së saj të tretë. Ajo e futi vajzën në një çantë sportive dhe e mbylli në dollap.

Mjekët kanë thënë:

E kemi të vështirë ta besojmë se si një nënë e ka bërë këtë, por është e vërtetë, ajo e ka bërë nuk e kuptojmë dot përse. Nuk dimë ta themi. Shpresojmë shumë që vajza e vogël të mbi jetojë.ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco