Ngjarje e rëndë: 3 vjeçari gjen armën në sirtarin e dhomës së gjumit dhe qëllon veten

Ngjarje e rëndë: 3 vjeçari gjen armën në sirtarin e dhomës së gjumit dhe qëllon veten

09:19, 12/10/2020

Një vogëlush 3-vjeçar ka humbur jetën pasi  qëlloi aksidentalisht veten në kokë me një armë që e gjeti brenda një shtëpie në Oregon mbrëmjen e të premtes.

Zyra e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit iu përgjigj raporteve të një të shtëne në bllokun 7100 të SW Millennium Terrace në Aloha pak para orës 22:00 më 9 tetor.

Anëtarët e familjes së 3-vjeçarit James Kenneth Lindquester telefonuan në 911 për të raportuar se vogëlushi kishte gjetur një pistoletë në një sirtar të tryezës fundore në një dhomë gjumi dhe kishte qëlluar veten në kokë rreth orës 21 e 50 minuta.

Detektivët nga Njësia e Krimeve të Dhunshme dhe Njësia e Hetimeve Speciale shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por James i vogël nuk mundi që të mbijetonte pasi goditja kishte qenë fatale.

Djali u dërgua me urgjencë në spital por përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të pasuksesshme.

Prindërit e djalit nuk pranuan të flasin në kamera dhe thanë se po e mbanin çështjen private. Babai i djalit, e dashura e babait dhe një fëmijë tjetër ishin në shtëpi në kohën e pushkatimit, sipas ËSCO.

Hetuesit thanë se djali ishte vetëm në dhomën e gjumit në momentin kur arma qëlloi. Asnjë akuzë nuk është ngritur, por autoritetet po hetojnë incidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco