Meghan Markle tregon për momentet e bullizmit në jetën e saj

Meghan Markle tregon për momentet e bullizmit në jetën e saj

09:10, 12/10/2020

Në një bashkëbisedim me adoleshentët, dukesha e Sussex, Meghan Markle, duket se hapi zemrën dhe i tha të gjitha.
Ajo, ndër të tjera foli për problematikën me të cilën shumë adoleshentë përballen rregullisht, bullizmin, duke treguar për luftën e saj me ngacmimet në internet.
 “Më thanë që në vitin 2019 isha personi më i tallur në të gjithë botën, mashkull apo femër”, tha ajo në një intervistë që dha me Princin Harry, për Teenage Therapy Podcast, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
“Për tetë muaj unë as nuk isha e pranishme në publik. Isha me leje lindjeje dhe më pas duke u kujdesur për tim bir, por ajo që flitej ishte pothuajse shkatërruese. Nëse njerëzit thonë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, dëmi që i shkaktohet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq i madh.”
Sipas OBSH-së, Dita Botërore e Shëndetit Mendor mbahet më 10 tetor të çdo viti, me objektivin e rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet e shëndetit mendor në të gjithë botën dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.


Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco