Përplasen në ajër dy avionë, raportohen viktima

Përplasen në ajër dy avionë, raportohen viktima

22:23, 11/10/2020

Një tragjedi ka ndodhur të shtunën, pasi dy avionë të vegjël janë përplasur në ajër duke shkaktuar 5 viktima në juglindje të qytetit Tours, Francë.

Sipas raportimeve, avioni më i vogël, me 2 pjesëtarë në bord ra në një gardh në një shtëpi në qytetin e Loches.

Gjithashtu dëshmitarët kanë treguar se menjëherë pasi ra në tokë, avioni shpërtheu në flakë.

Avion tjetër më i madh, që kishte 3 turistë në bord ra në një zonë të pabanuar.

“Të pestë personat vdiqën”, njoftoi policia.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë të ditura, por mësohet se menjëherë kanë nisur hetimet. Banorëve të zonës u është thënë që të qëndrojnë në banesa. Përplasjet në ajër të avionëve janë shumë të rralla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco