Zgjidhjet kryeministri i ri i Kirgistanit, bën apel për qetësi dhe sundim të ligjit

Zgjidhjet kryeministri i ri i Kirgistanit, bën apel për qetësi dhe sundim të ligjit

17:17, 11/10/2020

Parlamenti i Kirgistanit pasi përdori kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme ka emëruar kryeministrin e ri të vendit për ti dhënë fund trazirave që kanë mbërthyer vendin për më shumë se një javë.

Deputeti  Sadyr Zhaparov u zgjodh kryeministri I vendit pasi zgjedhjet e zhvilluara më parë janë anuluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mijëra protestues sulmuan ndërtesat qeveritare këtë javë, duke bërë që Presidenti Jeenbekov të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Ai gjithashtu vendosi trupa në kryeqytetin Bishkek për të zbatuar një shtetrrethim natën nga 9 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit.

Protestuesit liruan ish-presidentin Almazbek Atambayev, i cili tani është një figurë e opozitës dhe ishte dënuar me 11-vjet burgim për akuzat e korrupsionit.

Pasi pranoi postin e kryeministrit Zhaparov tha që pasi fitoi një kuptim të thellë të situatës politike në vend, të gjithë kanë bërë një hap drejt kthimit në ligjshmëri dhe vendosjes për të stabilizuar situatën aktuale në përputhje me ligjin.

Trazirat e kësaj jave shënojnë herë të tretë në 15 vjet që demonstruesit kanë kërkuar të rrëzojnë qeverinë në Kirgistan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco