Arrestohen dhjetëra protestues e gazetarë në protetsat anti-qeveritare në Minsk

Arrestohen dhjetëra protestues e gazetarë në protetsat anti-qeveritare në Minsk

16:58, 11/10/2020

Këtë të dielë, rreth 50 protestues janë arrestuar gjatë demostratave anti-qeveritare në Minsk.

Sipas raportimeve, dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën edhe një herë në kryeqytet për protesta të mëtejshme kundër Presidentit Alexander Lukashenko ndërsa nuk munguan masat e shtuara të sigurisë.

Edhe në ditët në vijim priten protesta të mëtejshme, ndërsa pritet po ashtu një prani e shtuar e forcave policore.

Ditën e sotme policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi njoftoi se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve.

Kurse, Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS raportoi se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat janë cilësuar masivisht si të manipuluara. Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, premtimi i mbështetjes ushtarake nga Presidenti rus Vladimir Putin me sa duket ka e “trimëruar” Lukashenkon pasi një valë e re arrestimesh ka ndodhur gjatë demonstratave të opozitës në Minsk dhe qendrat e tjera urbane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco